Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, ka bërë të ditur se marrëveshja e re e arritur me Francën për kthimin e emigrantëve që kalojnë Kanalin e La Manshit ka hyrë zyrtarisht në fuqi që prej ditës së sotme.
Në një deklaratë për mediat britanike, Cooper theksoi se kjo marrëveshje nuk ka për qëllim ndalimin e plotë të kalimeve ilegale, por përforcimin e një qasjeje të bazuar në parime dhe bashkëpunim ndërkufitar.
“Ne nuk pretenduam kurrë se ka një zgjidhje të vetme për këtë çështje. Kjo shkon paralelisht me rritjen prej 28% të kthimeve të azilkërkuesve të refuzuar që kemi sjellë,” tha Cooper, duke theksuar se kthimet do të nisin praktikisht nga dita e nesërme.
Ajo përmendi si precedent marrëveshjen e vitit 2016 midis Greqisë dhe Turqisë, e cila pati një ndikim të dukshëm në uljen e numrit të emigrantëve që mbërrinin në Greqi përmes rrugëve detare.
Sekretarja britanike shtoi se, krahas marrëveshjes me Francën, Londra po ndjek një strategji më të gjerë që përfshin:
Ndryshimin e rregullave detare franceze, për të lejuar ndërhyrjen në ujërat territoriale me qëllim parandalimin e nisjeve.
Rritjen e bashkëpunimit me Agjencinë Kombëtare të Krimit për të luftuar bandat kriminale që organizojnë kalimet ilegale.
Angazhimin e policisë dhe hetuesve shtesë për ndjekjen penale të organizatorëve.
Megjithatë, Cooper nuk pranoi të jepte një shifër konkrete mbi numrin e emigrantëve që do të kthehen në Francë sipas kësaj marrëveshjeje.
Zbatimi i këtij plani vjen në një kohë kur Mbretëria e Bashkuar përballet me presion të shtuar për të menaxhuar flukset migratore dhe për të frenuar kalimet ilegale përmes Kanalit të La Manshit, të cilat kanë qenë një sfidë e vazhdueshme për autoritetet britanike.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.