“Rrënjët e Zemrës” – Parada e madhe Shqiptare në Asti më 20 Shtator 2025

E martë, 17 Nëntor, 2026

Më 20 shtator 2025, qyteti i Astit do të mikpresë një ngjarjeje të veçantë kulturore dhe artistike, që pritet të tërheqë komunitetin shqiptar nga e gjithë Evropa. Parada e madhe  “Rrënjët e Zemrës”, organizuar nga AssoAlbania Piemonte, do të nisë në orën 15:30 nga Piazza Roma dhe do të kalojë përmes rrugëve kryesore të qytetit, duke përfshirë Piazza Alfieri dhe Piazza Primo Maggio.

Parada do të përfundojë në parkimin Way Assauto, ku do të zhvillohet një shfaqje e madhe me muzikë, valle dhe festivale shqiptare. Ky do të jetë një manifestim i fuqishëm i kulturës, miqësisë dhe vëllazërisë mes shqiptarëve në diasporë, me pjesëmarrjen e shumë grupeve dhe shoqatave nga Italia dhe Shqipëria.

Organizatorët ftojnë të gjithë pjesëmarrësit që të vishen me kostume tradicionale shqiptare ose me ngjyrat kombëtare kuq e zi, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së identitetit dhe trashëgimisë kulturore.

Mbrëmja do të përmbyllet me një koncert ku do të performojnë artistë të njohur si Renato Jaho, Mustafa Mehja dhe DJ Beni 006, duke sjellë në skenë ritmet e muzikës shqiptare dhe atmosferën festive.

“Rrënjët e Zemrës” synon të bashkojë komunitetin shqiptar dhe të përforcojë lidhjet kulturore në një event që do të mbetet gjatë në kujtesën e pjesëmarrësve dhe të qytetit të Astit.

Për më tepër, ky aktivitet është një mundësi për të promovuar kulturën shqiptare në arenën ndërkombëtare dhe për të theksuar rolin e diasporës shqiptare në ruajtjen dhe promovimin e traditave të tyre.

Data: 20 shtator 2025
Vendi: Asti, nisja në Piazza Roma, ora 15:30
Përfundimi dhe spektakli: Parkimi Way Assauto

Të gjithë qytetarët dhe komunitetet e ndryshme janë të ftuar të marrin pjesë në këtë festë madhështore të identitetit dhe kulturës shqiptare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.