Osmani dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Të papranueshme dhe rrezikshme

E martë, 17 Nëntor, 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve antishqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, që u zhvillua në Kumanovë.

Në një deklaratë publike, Osmani i cilësoi këto thirrje si të papranueshme dhe theksoi se ato cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë që duhet të karakterizojë një shoqëri me aspirata evropiane.

“Thirrjet antishqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes në Kumanovë janë të papranueshme dhe cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë, që duhet të jenë themel i çdo shoqërie demokratike me aspirata evropiane”, u shpreh Osmani.

Ajo kritikoi edhe heshtjen e autoriteteve më të larta shtetërore në Shkup, duke e cilësuar mungesën e reagimit të tyre si veçanërisht shqetësuese dhe nxitëse të retorikave përjashtuese që minojnë tolerancën ndëretnike.

Presidentja u bëri thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut që të ndërmarrin masa të menjëhershme kundër organizatorëve dhe nxitësve të urrejtjes, duke mbrojtur parimet e bashkëjetesës dhe tolerancës si vlera thelbësore të një shteti që synon integrimin në Bashkimin Evropian.

“Sporti duhet të jetë mjet bashkimi, jo platformë për ideologji të errëta që ngjallin kujtime të dhimbshme dhe kërcënojnë paqen. Republika e Kosovës do të mbrojë me vendosmëri dinjitetin e shqiptarëve, kudo që ata jetojnë”, theksoi Osmani.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.