Operacion kërkimi për pasagjerin e zhdukur nga trageti “AKKA” vijon pa rezultat

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit ka bërë të ditur se po zhvillohet një operacion i gjerë kërkimi në det për personin e zhdukur nga trageti ndërkombëtar “AKKA”.

Operacioni po zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me Forcat e Armatosura, Policinë Kufitare dhe autoritetet italiane, ndërsa kërkimet janë përqendruar në hapësirën detare nga Kepi i Stillos në jug deri në grykëderdhjen e Semanit në veri.

Në këtë aksion janë angazhuar një dron TB2 i Forcave Ajrore, një helikopter UH-60 me tre efektivë, një anije patrulluese P05 me katër efektivë, si dhe një motor uji me dy efektivë. Gjithashtu, Policia Kufitare ka vendosur në dispozicion katër mjete patrullimi me gjithsej 13 efektivë, të cilët kanë dalë në det të hapur.

Pavarësisht kërkimeve intensive gjatë gjithë së dielës dhe bashkëpunimit ndërinstitucional e ndërkombëtar, personi i raportuar ende nuk është gjetur. Deri më tani nuk është bërë i ditur identiteti i tij.

Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit bën me dije se operacioni do të vijojë edhe në ditët në vijim, në varësi të zhvillimeve dhe kushteve atmosferike e detare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.