Më 6 shtator 2025, komuna e Kazallveqit në Pulja do të presë Edicionin e tretë të aktivitetit tradicional “Sulle orme di Skanderbeg” (Në gjurmët e Skënderbeut). Ky event kulturor do të sjellë një udhëtim në kohë në zemër të shekullit të XV-të, duke ofruar pjesëmarrësve mundësinë për të përjetuar një nga periudhat më të lavdishme historike, të lidhura ngushtë me emrin e heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Organizatorët e këtij aktiviteti synojnë të nderojnë trashëgiminë kulturore dhe historinë e arbëreshëve, duke rikujtuar themelimin e kolonive arbëreshe në Itali dhe rolin e Skënderbeut si simbol i unitetit dhe rezistencës kombëtare.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndjekin aktivitete historike, ekspozita, dhe performanca që sjellin në jetë legjendën dhe vlerat e Skënderbeut, duke i dhënë kështu një dimension të gjallë dhe edukativ këtij takimi tradicional.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.