Krasniqi dënon thirrjet antishqiptare në Maqedoni: “Heshtja është miratim”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka dënuar me ashpërsi thirrjet “vdekje për shqiptarët” dhe “dhoma gazi për shqiptarët”, të bëra në një palestër sportive në Maqedoninë e Veriut, në prani të Kryeministrit Mickoski dhe delegacionit qeveritar.

Krasniqi i konsideron këto thirrje si të rënda dhe të papranueshme, duke theksuar se ato dëmtojnë bashkëjetesën brenda këtij shteti dhe më gjerë. Ai nënvizon se shqiptarët janë komb shtetformues në Maqedoninë e Veriut dhe partnerë kyç në rrugën euroatlantike.

“Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve është jo vetëm e rrezikshme, por edhe thellësisht kundër vlerave demokratike dhe evropiane që duhet të bashkojnë popujt,” tha Krasniqi.

Ai i bëri thirrje qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të distancohet qartë nga çdo akt ekstremist, duke paralajmëruar se heshtja në këto raste mund të konsiderohet si miratim. Po ashtu, Krasniqi kritikoi heshtjen e Kryeministrit në ikje të Kosovës, të cilin e cilësoi përgjegjës moral dhe politik për përkeqësimin e klimës anti-shqiptare në rajon.

“Dinjiteti dhe mirëqenia e çdo komuniteti nuk janë të negociueshme. Heshtja përballë gjuhës fashiste është qëndrim – andej dhe këndej kufirit! Shqiptarët kanë bërë shumë për këtë shtet, dhe nuk do të lejojnë askënd t’i nëpërkëmbë më,” përfundoi Krasniqi në një postim në Facebook.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.