Partia më e madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, dhe zëvendësministres për Sport, Safije Sadiki Shaini. Kjo kërkesë vjen pas mosreagimit të tyre ndaj thirrjeve me përmbajtje fashiste gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë.
Gjatë ndeshjes, në sallë u dëgjuan thirrje të papranueshme si “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazi për shqiptarët”, ndërsa në tribunë ishin të pranishëm edhe krerët e lartë shtetërorë, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
Emir Sulejmani, anëtar i Kryesisë Qendrore të BDI-së, dënoi ashpër këtë incident, duke e cilësuar atë si një shfaqje të tmerrshme të urrejtjes etnike dhe duke kritikuar heshtjen dhe mungesën e reagimit nga Federata e Basketbollit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
“Ne nuk do të lejojmë që shqiptarët të jenë shënjestër e thirrjeve fashiste në vendin ku janë bashkëthemelues të shtetit,” deklaroi Sulejmani, i cili paralajmëroi se BDI do të qëndrojë në krye të reagimit politik dhe qytetar deri në sigurimin e drejtësisë dhe ndëshkimin e përgjegjësve.
Ai gjithashtu bëri thirrje përfaqësuesve shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë që të distancohen publikisht nga ky incident, të kërkojnë sanksione të ashpra dhe të tërhiqen nga një Qeveri që toleron urrejtjen etnike.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.