Vjosa Osmani pret David A. Baker: SHBA, partner jetik për anëtarësimin në NATO

E martë, 17 Nëntor, 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim zyrtar Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, David A. Baker. Takimi, i cili u zhvillua pa deklarata për mediat, u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Në një reagim pas takimit, Presidentja Osmani deklaroi se Kosova mbetet e përkushtuar për zgjerimin e bashkëpunimit me SHBA-të, përfshirë edhe në industrinë e mbrojtjes, që ajo e cilësoi si një mundësi me përfitime të ndërsjella. Osmani theksoi se mbështetja amerikane është vendimtare për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike.

“Kur Amerika qëndron përkrah nesh, Kosova është më e fortë, më e sigurt dhe më e zhvilluar”, u shpreh Presidentja. Ajo ritheksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO është një objektiv strategjik dhe domosdoshmëri për arkitekturën e sigurisë në rajon.

Zyra e Presidentes njoftoi gjithashtu se gjatë takimit është diskutuar mbi forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila është duke u ndërtuar sipas standardeve të NATO-s. Osmani ka siguruar zyrtarin amerikan se Kosova është e gatshme të kontribuojë si aleate e besueshme dhe se ka vullnet për të përmbushur objektivat e shpenzimeve për mbrojtje në kohë rekord.

Pjesë e diskutimeve ka qenë edhe potenciali i bashkëpunimit në industrinë ushtarake. Presidentja Osmani ka shprehur interesin për të forcuar këtë bashkëpunim përmes partneriteteve me kompani amerikane dhe investimeve të përbashkëta në këtë fushë.

Pas takimit në Presidencë, zyrtari i lartë amerikan është pritur me nderime ushtarake edhe nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Vizita e David A. Baker në Kosovë vjen në një moment kur vendi po përpiqet të përshpejtojë procesin e anëtarësimit në NATO dhe të konsolidojë marrëdhëniet strategjike me SHBA-të.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.