Një përleshje fizike e ndodhur mbrëmjen e 1 gushtit në fshatin Zlipotok të Dragashit ka përfunduar me lëndime trupore për deputetin e Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, bashkëshorten e tij N.H. dhe vajzën e tyre të mitur, rreth 14 vjeçe.
Sipas burimeve të para, incidenti ka përfshirë edhe një person tjetër, të dyshuarin S.K., 61 vjeç, i cili dyshohet se është përfshirë në përleshjen fizike me familjen e deputetit. Motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë.
Rastin e ka konfirmuar për mediat edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Ai njoftoi se Policia është informuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Dragash rreth orës 18:30, se një person ishte paraqitur me lëndime trupore të shkaktuara nga një përleshje në fshatin Zlipotok.
“Viktima, pas marrjes së ndihmës së parë, është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas raportit të mjekut, ka pësuar lëndime të lehta trupore. Patrullat e Stacionit Policor në Dragash dhe njësiti i hetimeve kanë reaguar menjëherë, në koordinim me hetuesit rajonalë për shkak të ndjeshmërisë së rastit”, tha Bytyqi.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti si “Lëndim i lehtë trupor” dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Hetimet për zbardhjen e motivit të incidentit janë në vazhdim.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.