Një ngjarje tragjike është shënuar në Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një i ri me origjinë nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në vendin e punës.
Viktima është identifikuar si Pashtrik Krasniqi, 21 vjeç. Sipas raportimeve të para nga mediat italiane, i riu po punonte në një platformë të ngritur në rreth 6 metra lartësi, ku po çmontonte skelat pas përfundimit të punimeve të rinovimit të një ndërtese.
Dyshohet se gjatë procesit të çmontimit, ai ka prekur aksidentalisht një kabllo elektrike me pulpën e këmbës, çka ka rezultuar fatale për jetën e tij. Goditja nga rryma elektrike ka qenë e menjëhershme dhe fatkeqësisht e ka lënë pa shenja jete në vend.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.