Ambasada e SHBA: Respektoni afatin e vizës, mos qëndroni më gjatë se lejohet

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një mesazh të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt SHBA-së. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada kujton se është përgjegjësi e çdo individi të përdorë vizën amerikane në përputhje me kushtet e saj dhe të respektojë afatin e qëndrimit të autorizuar.

“Respekto kushtet e vizës tënde amerikane dhe afatin e autorizuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi përtej këtij afati mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tënde për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ambasada thekson se mosrespektimi i rregullave të vizës mund të sjellë pasoja serioze për të ardhmen e udhëtimeve drejt SHBA-së, ndaj qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm dhe të informuar mbi detyrimet që lindin nga marrja e një vize.

FOTO/ Ambasada e SHBA-së apel qytetarëve: Përdoreni vizën

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.