Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Serbisë po përballen me sfida serioze pas deklaratave të Ministrit serb për Integrimin Evropian, Nemanja Starović, që nënkuptojnë gatishmërinë e Serbisë për t’u bashkuar me sanksionet perëndimore ndaj Rusisë, një hap që Moska e përcepton si tradhti ndaj interesave kombëtare serbe.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, në një reagim të ashpër u shpreh se udhëheqja serbe duhet të mbajë përgjegjësi për fatin e popullit të vet dhe të respektojë qëndrimet e qytetarëve që kundërshtojnë sanksionet.
“Ajo intervistë ka tronditur vetë serbët, pasi shumica mbështesin ruajtjen e marrëdhënieve të mira me Rusinë dhe janë kundër vendosjes së sanksioneve. Udhëheqja duhet të mos mashtrojë qytetarët dhe të respektojë vullnetin e tyre,” tha Zakharova.
Nga ana tjetër, Starović në intervistën e publikuar më 25 korrik deklaroi se Serbia është e gatshme të bëjë kompromise të mëdha lidhur me çështjen e Kosovës dhe do të bashkëpunojë plotësisht me sanksionet ndaj Rusisë kur perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian të bëhet reale.
Kjo situatë tregon tensionet në marrëdhëniet dypalëshe mes dy aleatëve të vjetër, ndërsa Serbia përpiqet të gjejë një balancë mes aspiratave evropiane dhe marrëdhënieve historike me Moskën.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.