Në një intervistë për gazetën gjermane ZEIT, Kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e Jared Kushner në jug të Shqipërisë, i cili ka ngjallur interes dhe polemika. Pyetur nga gazetari Stefan Willeke mbi ndërtimin e resorteve luksoze në një zonë të paprekur bregdetare dhe në ishullin e pabanuar të Sazanit, Rama ka sqaruar se projekti po avancon dhe përfshin dy pjesë.
“Projekti përbëhet nga dy pjesë: nga njëra anë, brezi bregdetar – ose gadishulli, siç e quajmë ne. Është në pronësi private. Nga ana tjetër, ishulli i Sazanit, i cili i përket shtetit”, tha Rama. Sipas tij, faza e planifikimit për gadishullin tashmë ka përfunduar, ndërsa për ishullin janë ende në proces negociatat për partneritetin.
“Konceptet paraprake duken shumë premtuese. Lista e kompanive që duan të bëhen pjesë e këtyre kufijve të rinj të turizmit mesdhetar është mbresëlënëse, veçanërisht Hotelet Aman”, theksoi Kryeministri.
Projekti i mbështetur nga dhëndri i ish-Presidentit amerikan Donald Trump është kundërshtuar nga ambientalistë që shprehin shqetësim për ndikimin në natyrën e virgjër të zonës. Megjithatë, qeveria shqiptare e sheh si një mundësi të re për zhvillimin e turizmit elitar në vend.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.