Kosova ka marrë një hap të rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke hequr tarifën doganore prej 10% për të gjitha mallrat me origjinë amerikane.
Vendimi u bë publik të premten nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili në nisje të mbledhjes së qeverisë deklaroi:
“Tani e tutje, të gjitha produktet me origjinë nga Shtetet e Bashkuara do të kenë tarifë 0 për qind kur të hyjnë në vendin tonë. Kosova i mirëpret produktet amerikane dhe besojmë se kjo do të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar dhe shtimin e investimeve.”
Kurti e cilësoi këtë vendim si një hap të natyrshëm në marrëdhëniet e qëndrueshme e të fuqishme që Kosova ka ndërtuar me SHBA-në ndër vite. Ai shprehu bindjen se ky gjest i mirëbesimit ekonomik do të shërbejë si themel për një marrëveshje të ardhshme për tregti të lirë mes dy vendeve.
Ndërkohë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, konfirmoi hyrjen në fuqi të vendimit përmes një postimi në platformën “X” (ish-Twitter), ku nënvizoi rëndësinë e këtij hapi në kontekstin e partneritetit strategjik.
“Kosova është vendi i parë që ka propozuar eliminimin e të gjitha barrierave ndaj aleatit më strategjik,” shkroi Osmani.
“Për Presidentin amerikan dhe popullin amerikan: Kosova është partneri juaj i besueshëm në përpjekjet për ta bërë Amerikën dhe aleatët e saj më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë.”
Presidentja theksoi se kishte kërkuar formalisht nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë tarifat si një gjest i qartë politik dhe ekonomik, i cili forcon lidhjet mes dy vendeve dhe nxit bashkëpunimin dypalësh në fusha të ndryshme.
Heqja e tarifave për mallrat amerikane shihet si një sinjal i qartë i besnikërisë së Kosovës ndaj partneritetit me SHBA-në, në një kohë kur vendi kërkon të zgjerojë praninë e investimeve amerikane dhe të rrisë integrimin në tregjet perëndimore.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.