Letër nga dy kongresiste: Trump të ndërmjetësojë marrëveshjen Kosovë-Serbi

E martë, 17 Nëntor, 2026

Dy kongresistet amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan, i kanë dërguar presidentit Donald Trump një letër zyrtare ku propozojnë ndërmjetësimin amerikan për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë njohjen reciproke mes dy vendeve.

Në letrën e publikuar nga vetë kongresistja republikane Tenney në rrjetet sociale, ato i bëjnë thirrje Trump-it të përdorë ndikimin e tij për të krijuar një paqe afatgjatë në Ballkan, përmes një marrëveshjeje historike që mund të përfshijë edhe vizita të tij në të dy vendet.

“Pas takimeve me zyrtarë të lartë nga të dyja palët, besojmë se ka një mundësi unike për të siguruar një marrëveshje që do të sjellë stabilitet dhe paqe në rajon. Njohja reciproke do të krijojë kushtet për një Ballkan më të qëndrueshëm dhe paqësor”, theksojnë dy kongresistet.

Në letër theksohet gjithashtu se tensionet aktuale mes Kosovës dhe Serbisë kanë pasur efekte zinxhir në Ballkan dhe paralajmërohet se një destabilizim në këtë rajon mund të jetë fillimi i konflikteve më të gjera globale.

Ndërkaq, lëvizja serbe “Ne jemi fuqia e popullit” ka bërë të ditur këtë iniciativë, duke kujtuar se kongresistja Claudia Tenney është nderuar gjatë vizitës në Beograd me Urdhrin e Flamurit Serb, duke sugjeruar që kjo letër mund të ketë mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.