Francë/ Shqipëria, e ftuar nderi në Festivalin prestigjioz të Périgord Noir 2025

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shqipëria do të jetë këtë vit e ftuara e nderit në Festivalin Ndërkombëtar të Périgord Noir në Francë – një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të rajonit, që këtë verë i kushton vëmendje të veçantë trashëgimisë muzikore shqiptare.

Edicioni i vitit 2025 fokusohet në dialogun e vazhdueshëm mes kulturave mesdhetare, ku Shqipëria zë një vend të spikatur përmes pasurisë së saj kulturore dhe interpretuesve të jashtëzakonshëm që sot ndriçojnë skenat artistike në gjithë Europën, sidomos në Francë.

Nga 8 deri më 17 gusht, vizitorët e festivalit do të kenë mundësi të shijojnë koncerte, shfaqje filmash, takime letrare dhe muzikore, ku do të spikasin emra të njohur të artit dhe kulturës shqiptare: instrumentistë virtuozë, këngëtarë, regjisorë e shkrimtarë që mishërojnë gjallërinë dhe talentin e Shqipërisë së sotme.

Kjo pjesëmarrje e veçantë është bërë e mundur falë mbështetjes së Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë (MEKI) dhe Ambasadës së Shqipërisë në Paris, të cilat kanë kontribuar në përgatitjen e një programi të pasur dhe dinjitoz që fton publikun ndërkombëtar të zbulojë dhe vlerësojë identitetin kulturor shqiptar në dimensionin e tij më bashkëkohor dhe universal.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.