Policia e Bolonjës ka goditur një tjetër rast të trafikut të lëndëve narkotike, duke arrestuar një shtetas shqiptar 52-vjeçar, në apartamentin e tij në zonën ‘Via Bigari’.
Skuadra operacionale e qytetit bëri të ditur se operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara mbi lëvizjet e dyshimta të shqiptarit në lagje, si dhe dyshimeve se ai mbante sasi të konsiderueshme droge në banesë.
Gjatë kontrollit në apartament, oficerët hasën në një metodë të pazakontë fshehjeje: brenda frigoriferit të tij, ata zbuluan 25 pako të mbështjella me celofan që përmbanin hashash dhe 5 pako të tjera me marihuanë. Në total, u sekuestruan rreth 15 kilogramë lëndë narkotike.
I arrestuari akuzohet për posedim dhe shpërndarje të drogës dhe aktualisht ndodhet në burgun e Dozzës, ku do të përballet me drejtësinë në një seancë dëgjimore të paralajmëruar nga autoritetet.
Policia italiane po vazhdon hetimet për të zbuluar nëse shqiptari ishte pjesë e një rrjeti më të gjerë trafiku ndërkombëtar droge.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.