Shqipëria s’mban dot rininë?Debat mes gazetarit britanik e politikanes amerikane

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Në një debat televiziv gazetari i njohur britanik dhe ish-prezantuesi i CNN, Piers Morgan, bëri një deklaratë që ka ngjallur debat: sipas tij, “1 në 3 refugjatë që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar janë të rinj meshkuj nga Shqipëria”.

Deklarata u bë përballë Candace Owens, një nga figurat më të njohura të lëvizjes MAGA në SHBA dhe influencuese konservatore me ndjekje masive. E habitur nga shifra e përmendur, Owens kërkoi publikisht sqarime zyrtare, duke përmendur edhe mungesën e reagimit nga autoritetet shqiptare dhe diplomatike.

“Me të vërtetë? E ka njeri këtë statistikë? Nëse nuk është e vërtetë, a kemi gjë Ambasadë në Londër ne? Nëse kemi ambasadë, di njeri me çfarë merren? Se të paktën një letër apo një dalje publike do ta kishin bërë dhe të kërkonin zyrtarisht se nga i ka këto shifra Morgan?”, u shpreh ajo në emision.

Owens ngriti edhe një pyetje me ton ironik dhe reflektues mbi kontradiktat mes perceptimit ndërkombëtar të Shqipërisë si destinacion turistik dhe valës së emigrimit të të rinjve shqiptarë drejt Britanisë.

“Nëse kjo është e vërtetë, si ka mundësi që vendi që rekomandohet nga të gjitha gazetat e mëdha si mrekullia e turizmit, ‘Maldivet e Europës’, nuk mban dot rininë e saj në vend?”, shtoi ajo.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.