Një nga zbulimet më të jashtëzakonshme arkeologjike të dekadës është bërë në brigjet e liqenit të Ohrit, në fshatin piktoresk të Linit, pranë Pogradecit. Reportazhi i fundit i BBC-së e konsideron Linin si vendbanimin palafit më të hershëm të zbuluar ndonjëherë në Europë.
Sipas BBC-së, arkeologët kanë gjetur prova të një komuniteti të organizuar gjuetarësh dhe bujqish që ka jetuar aty deri në 8,000 vjet më parë. Ky zbulim i rëndësishëm hedh dritë mbi jetën e hershme në rajon dhe mbi zhvillimet kulturore të njerëzve që kanë banuar në brigjet e liqenit të Ohrit.
Kryeministri Edi Rama ka theksuar se grupi i arkeologëve shqiptarë dhe zviceranë vazhdon punën intensive në vendin e gërmimeve, duke eksploruar deri në 3 metra thellësi. Ai theksoi se deri tani nuk është zbuluar as 1% e asaj që mendohet të jetë pjesë e këtij vendbanimi të lashtë, ku janë gjetur mostra druri, kockash, qeramike dhe materiale të tjera arkeologjike.
Ekspertët nga Universiteti i Bernës dhe Instituti Shqiptar i Arkeologjisë përcaktojnë se jeta në këtë vend ka ekzistuar nga 8000 deri në 4000 vjet para erës sonë, duke e bërë Linin një nga vendbanimet më të rëndësishme dhe më të vjetra liqenore në Europë.
Ky zbulim i jep Shqipërisë një rëndësi të veçantë në studimin e historisë së hershme të Europës dhe thekson pasurinë arkeologjike të vendit, që ende pret të zbulohet më gjerësisht.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.