Përdhosja e flamurit kuqezi trondit Suharekën, reagojnë veteranët e UÇK-së

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një akt i shëmtuar dhe thellësisht fyese ndaj simboleve kombëtare ka ndodhur në fshatin Studençan të Suharekës, ku dy të mitur janë filmuar teksa grisin dhe përdhosin flamurin kuqezi të Shqipërisë. Pamjet e rënda, ku të rinjtë shihen duke e shkelur flamurin me këmbë dhe madje edhe me makinë, janë publikuar fillimisht nga mediat në Kosovë, duke shkaktuar reagime të forta nga opinioni publik dhe shoqëria civile.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi se pas publikimit të videos, policia ka vepruar menjëherë, duke identifikuar dhe intervistuar të miturit në prani të prindërve të tyre. Ata kanë pranuar veprimin dhe kanë shprehur pendesë, duke deklaruar se nuk kanë pasur qëllim nënçmimi ndaj flamurit kombëtar.

“Ky akt është një alarm për ndërgjegjen tonë kolektive”

Për këtë rast kanë reaguar me ashpërsi edhe përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një deklaratë publike, Organizata e Veteranëve të UÇK-së e cilëson këtë akt si “fyerje të rëndë ndaj gjakut të Dëshmorëve” dhe “provokim të rëndë të moralit kombëtar”.

“Flamuri kuqezi nuk është një copë pëlhurë – ai është gjaku i të rënëve, krenaria e kombit, emblema e lirisë sonë. Ai është simboli që ngriti një popull në këmbë përballë pushtuesit dhe nuk mund të përdhoset pa përgjegjësi.”

Në deklaratë thuhet më tej se ky akt duhet të trajtohet me seriozitetin maksimal, si një pasqyrë e një krize të thellë morale, që kërkon reagim institucional dhe shoqëror, jo vetëm ndëshkim të autorëve, por edhe reflektim më të gjerë mbi edukimin kombëtar të brezave të rinj.

“Nuk është thjesht ligj, është moral dhe ndërgjegje kombëtare”

Ky incident i rëndë ngre shqetësime të mëdha për ndikimin që po ushtron mungesa e edukimit kombëtar, vlerave historike dhe simbolikës që bartin simbolet tona. Flamuri kuqezi, që frymëzoi luftëtarët e UÇK-së në betejat për liri dhe që mbuloi trupat e Dëshmorëve në përjetësi, nuk është thjesht simbol shtetëror – ai është pjesë e shpirtit shqiptar.

Shoqëria kërkon tani një qëndrim të qartë dhe të prerë: asnjë tolerancë ndaj veprimeve që përbuzin simbolet tona. Ky rast nuk duhet relativizuar. Është koha që institucionet, shkollat, familjet dhe media të ndërtojnë bashkërisht një kulturë të krenarisë dhe respektit për flamurin dhe historinë tonë kombëtare.

Sepse kur bie respekti për flamurin, rrezikohet vetë identiteti ynë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.