Krasniqi: Masa e Kushtetueses tregon krizën, zgjedhjet mbeten zgjidhje

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme që ndalon thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit nga data 27 korrik deri më 8 gusht.

Sipas Krasniqit, ndonëse PDK nuk kishte kërkuar masë të përkohshme në rastin e dërguar në Kushtetuese, ky vendim tregon se gjykata ka identifikuar një arsye të rëndësishme.

“Ka një arsye që nuk mund ta paragjykoj unë. Cila do të jetë arsyeja do ta kuptojmë kur të publikohet aktgjykimi final. Dëshira jonë ka qenë që të kemi një aktgjykim para skadimit të afatit, për të pasur qartësi për pasojat dhe veprimet e mundshme,” u shpreh Krasniqi.

Gjykata Kushtetuese vendosi masën e përkohshme si përgjigje ndaj krizës politike që po pengon konstituimin e Kuvendit të ri brenda afatit kushtetues 30-ditor, i cili përfundon më 26 korrik.

I pyetur për mundësinë e zgjedhjeve të reja, Krasniqi tha se ato janë një zgjidhje legjitime, megjithëse të imponuara nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Jemi në një situatë absurde, që nuk është paramenduar. Kanë kaluar muaj nga zgjedhjet dhe nga fillimi i seancës konstituive. Bllokada politike që po na imponon LVV-ja po vazhdon. Ndonjëherë nuk është e jashtëzakonshme të shkohet në zgjedhje, edhe pse do të ishte e mundimshme për qytetarët, duke pasur parasysh që kemi edhe zgjedhjet lokale më 12 tetor,” tha ai.

Ai përmendi shembullin e Bullgarisë, një shtet anëtar i BE-së që ka kaluar disa cikle zgjedhore në pak vite, duke shtuar se nëse situata e tanishme politike nuk zgjidhet, zgjedhjet mund të jenë rruga e vetme.

Në fund, Krasniqi komentoi edhe një intervistë të ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga, duke thënë se mesazhet e tij janë një reflektim i thellë mbi rrugëtimin e Kosovës dhe një kritikë për kastën aktuale politike që, sipas tij, po e çon vendin drejt rrezikut.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.