Haxhiu: Nëse s’konstituohet Kuvendi, zgjedhjet janë zgjidhja e vetme

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e një mase të përkohshme që ndalon mbajtjen e seancës së Kuvendit nga data 27 korrik deri më 8 gusht. Ajo e konsideroi këtë vendim si një thirrje për reflektim nga ana e deputetëve për të bërë të mundur konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues.

“Duhet pasur parasysh se as PDK-ja dhe as LDK-ja nuk kishin kërkuar masë të përkohshme në lëndën e dorëzuar. Megjithatë, Kushtetuesja e ka marrë këtë vendim sipas detyrës zyrtare, çka tregon për mundësinë e pasojave juridike në rast të moskonstituimit të Kuvendit deri më 26 korrik,” u shpreh Haxhiu para mediave.

Ajo pohoi se nëse Kuvendi nuk konstituohet sot ose të shtunën, atëherë zgjedhjet e jashtëzakonshme do të jenë zgjidhja e vetme.

Në përpjekjen e saj të 52-të për të marrë pjesë në seancën konstituive, Haxhiu theksoi se ky është një moment vendimtar për demokracinë dhe funksionimin e institucioneve shtetërore.

“Na ka mbetur sot. Kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi seancë më vonë, apo nesër deri në orën 00:00. Pastaj, më 27 korrik hyn në fuqi masa që e ka vendosur Gjykata Kushtetuese. Në rrethana të tilla duhet reflektim nga deputetët e Kuvendit të Kosovës”, shtoi ajo, duke theksuar se opozita ka munguar në votime plot 43 herë deri më tani.

Ajo shprehu gjithashtu gatishmërinë e VV-së për të formuar qeverinë, ndërsa nënvizoi rëndësinë që të shmangen zgjedhjet përmes arritjes së një marrëveshjeje të brendshme.

Në lidhje me një mundësi koalicioni me Nismën Socialdemokrate, Haxhiu bëri të ditur se janë në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga kjo parti.

“Ka pasur komunikim të vazhdueshëm. Kurti ka dorëzuar ofertën dhe presim një përgjigje pozitive nga Nisma. Ne kemi qenë të gatshëm t’i kemi partnerë në qeveri dhe urojmë që kjo të ndodhë. Megjithatë, ende nuk ka asgjë konkrete,” përfundoi ajo.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.