Ambasada amerikane në Tiranë sqarim për afatet e vizave dhe qëndrimin në SHBA

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë në lidhje me afatet e vizave amerikane dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në SHBA për vizitorët ndërkombëtarë.

Në sqarimin zyrtar, Ambasada thekson se data e skadencës së vizës nuk përcakton automatikisht sa kohë një person mund të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara. Vendimin për kohëzgjatjen e qëndrimit e merr Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP) në momentin kur vizitori mbërrin në pikën hyrëse në SHBA.

“Një vizë amerikane ju lejon të udhëtoni drejt një pike hyrjeje në Shtetet e Bashkuara dhe të kërkoni leje për të hyrë në vend,” thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ambasada thekson se kohëzgjatja e qëndrimit është vendosur në mënyrë individuale nga CBP, bazuar në vlerësimin e situatës dhe dokumentacionit të vizitorit në momentin e hyrjes në SHBA.

“Kujtesë! Kohëzgjatja e qëndrimit të një vizitori ndërkombëtar në Shtetet e Bashkuara përcaktohet nga oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit në momentin e mbërritjes suaj, jo nga data e skadencës së vizës,” sqaron Ambasada amerikane në Tiranë.

Ky njoftim vjen për të ndihmuar qytetarët në kuptimin më të qartë të rregullave të udhëtimit dhe qëndrimit në SHBA, duke shmangur keqkuptimet lidhur me vlefshmërinë e vizave dhe afatet e qëndrimit në territorin amerikan.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.