Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dështimit të tentativës së 52-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e një mase të përkohshme si një zhvillim pozitiv për vendin.
“Masa e përkohshme është shenjë e mirë. Presim një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese për lëndën tonë deri më datë 10 gusht”, deklaroi Abdixhiku.
Ai ka akuzuar kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, për shkelje të Kushtetutës dhe ka theksuar se është përmbysur rendi kushtetues.
Sipas aktvendimit të Kushtetueses, afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit përfundon nesër. Gjykata ka caktuar një masë të përkohshme që ndalon çdo vendim apo veprim nga ana e deputetëve të zgjedhur lidhur me seancën konstituive, duke e pezulluar çdo veprim nga data 27 korrik deri më 8 gusht.
Megjithatë, vazhdimi i seancës konstituive është parashikuar për nesër në orën 14:00, ndonëse është e paqartë nëse do të mund të zhvillohet në rrethana të tilla ligjore.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.