Një humbje e madhe ka tronditur komunën e Vitisë, në Kosovë ku Florent Frangu ka ndërruar jetë tragjikisht në Gjermani si pasojë e një aksidenti.
Lajmi për vdekjen e Florentit ka shkaktuar dhimbje të thellë tek familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën si një djalë plot jetë, gjithmonë i buzëqeshur dhe i dashur për të gjithë.
Në reagimin e tij, kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Frangu:
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Florent Frangu. Humbja e tij është një goditje e madhe, jo vetëm për familjen, por për gjithë komunitetin. Në këto çaste pikëllimi, ju shpreh gjithë mbështetjen dhe lutjet e mia më të sinqerta. Zoti e mëshiroftë dhe e ndriçoftë kujtimin e tij!”



