Federata Shqiptare e Futbollit është njoftuar zyrtarisht nga FIFA për një vendim disiplinor të rëndë pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, e zhvilluar më 7 qershor 2025 në stadiumin “Air Albania”.
Sipas njoftimit, FSHF është dënuar me një gjobë prej 161,500 franga zvicerane dhe me detyrimin që të mbyllë të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit për publikun në ndeshjen e radhës në shtëpi ndaj Letonisë. Ky sanksion vjen si pasojë e sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë, të cilët kanë shkelur rregullat e FIFA-s duke kënduar këngë me përmbajtje diskriminuese, hedhur objekte në fushë, ndezur fishekzjarrë, përdorur gjeste dhe mesazhe të papërshtatshme për një aktivitet sportiv dhe ndërprerë himnet kombëtare.
Federata reagoi menjëherë, duke e konsideruar këtë vendim si një penalizim serioz për gjithë komunitetin futbollistik shqiptar, që dëmton jo vetëm institucionin e FSHF-së, por mbi të gjitha Kombëtaren Shqiptare.
Në një reagim publik, FSHF i bën thirrje të gjithë tifozëve kuqezi që të shmangin çdo veprim që mund të dëmtojë skuadrën, të respektojnë rregullat ndërkombëtare dhe të kontribuojnë për një atmosferë dinjitoze në përkrahje të ekipit tonë kombëtar.
“Vetëm të bashkuar dhe të përgjegjshëm mund ta mbështesim Kombëtaren siç ajo e meriton”, thuhet në deklaratën e FSHF-së.
Ndeshja ndaj Letonisë do të zhvillohet në Tiranë dhe është pjesë e kualifikueseve për Botërorin 2026. FSHF pritet të marrë masa shtesë për të garantuar që situata të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.