Limaj: Nisma nuk do të jetë pjesë e zgjidhjeve gjysmake që çojnë në zgjedhje

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, deklaroi se partia që ai drejton nuk do të japë kontribut në zgjidhje të pjesshme që mund të prodhojnë zgjedhje të parakohshme. Ai theksoi se konstituimi i Kuvendit pa një shumicë të qartë parlamentare është i rrezikshëm dhe mund të përfundojë me zgjedhje të reja.

Pas ndërprerjes së seancës së radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Limaj u shpreh para mediave se është në interesin e të gjitha partive politike të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën e presidentes Vjosa Osmani për vendosjen e një mase të përkohshme për ndalimin e rrjedhjes së afatit kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit.

“Ajo që unë dua të them është se qëndrimi i Nismës është që ne nuk besojmë në zgjidhje parciale. Ne duam një shumicë qeverisëse që konstituon edhe Kuvendin edhe krijon qeverinë. Nisma nuk do të kontribuojë në zgjidhje gjysmake që më pas do të shkaktonin zgjedhje,” u shpreh Limaj.

Ai shtoi se nëse ndodh vetëm konstituimi i Kuvendit pa një marrëveshje të qartë për qeverisje, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Limaj mohoi raportimet mediatike për ndonjë ofertë të konkretizuar nga Lëvizja Vetëvendosje për poste ministrore, duke sqaruar se diskutimet me Albin Kurtin kanë qenë më shumë të natyrës programore dhe politike. “Asnjë nga lajmet për ofertë me tri ministri nuk është e vërtetë. Janë biseduar çështje si programi, siguria dhe diplomacia – në tavolinë ka opsione,” tha ai.

Në përmbyllje, Limaj e vlerësoi pozitivisht kërkesën e presidentes drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se ajo ndihmon në sqarimin e situatës aktuale dhe në shmangien e paqartësive ligjore që e kanë bllokuar procesin e formimit të institucioneve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.