Përshkallëzimi i tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë paraqet një rrezik të vazhdueshëm për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Ky është vlerësimi i bërë nga Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës së Kroacisë në raportin e saj vjetor për vitin 2024.
Sipas dokumentit, marrëdhëniet Kosovë–Serbi mbeten të paqëndrueshme dhe të tensionuara, me sfida të pazgjidhura që rrezikojnë stabilitetin rajonal. Inteligjenca kroate veçon veriun e Kosovës si zonë të veçantë shqetësimi, ku ekzistojnë grupe që synojnë destabilizimin e qëndrueshmërisë dhe autoritetit shtetëror.
Raporti sjell në vëmendje sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë një pjesëtar i Policisë. Për këtë akt, përgjegjësinë e ka marrë Millan Radoiçiq, i cili është larguar në Serbi dhe është marrë në pyetje nga autoritetet atje, por ende nuk ka ndonjë procedurë penale konkrete ndaj tij.
Në dokument nënvizohet se nuk është sqaruar ende se si u organizua formacioni paraushtarak serb dhe si u armatos me armë të rënda me origjinë ushtarake.
Agjencia vlerëson se përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të shuar institucionet paralele serbe në veri janë pjesë e forcimit të sovranitetit shtetëror dhe kufizimit të ndikimit të Beogradit në atë pjesë të territorit.
Përkundër përfshirjes së vazhdueshme të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara në proceset e ndërmjetësimit, raporti thekson se rezultatet konkrete në drejtim të zgjidhjes së çështjeve ndërshtetërore janë të pakta dhe procesi i integrimit evropian për vendet e rajonit mbetet i ngadalshëm.
Në fund, raporti thekson se “në rrethana të tilla, përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë mbetet një rrezik i vazhdueshëm”, dhe nënvizon se forcat ndërkombëtare si KFOR-i mbeten garantues kyç i sigurisë në terren.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.