Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, deklaroi sot se kërkesa e presidentes Vjosa Osmani për vendosjen e një mase të përkohshme që ndalon rrjedhjen e afatit për konstituimin e Kuvendit, ka ndryshuar situatën aktuale në vend.
Deklarata e Haradinajt u bë para fillimit të seancës së 51-të për përpjekjen e konstituimit të Kuvendit, ku ai tha se nuk pret ndonjë zhvillim të ri, por se vendimi i presidentes mbetet shpresa e vetme për të zhbllokuar ngërçin institucional.
“Jemi edhe pak ditë para se të përmbyllet afati i 30 ditëve. Ajo që ndodhi me angazhimin e presidentes tani e ndryshon gjendjen. Ekziston mundësia e pauzës ose ngrirjes së afatit 30-ditor, që do të thotë që na mbesin pak ditë në mënyrë që të gjeturat e reja të Gjykatës Kushtetuese të mund të zbatohen brenda afatit, kurdo që krijohet mundësia e vazhdimit,” tha Haradinaj.
Ai theksoi se megjithatë nuk sheh ndonjë ndryshim real për sot, por pjesëmarrja në seancë është një përgjegjësi institucionale. “Jemi të detyruar të vijmë sepse e kemi përgjegjësi, por sikurse e shihni, gjendja nuk është e mirë,” tha ai.
Haradinaj e konsideroi të domosdoshëm angazhimin e presidentes Vjosa Osmani në këtë situatë dhe nënvizoi se ky veprim është i vetmi që mund të krijojë hapësirë për një zgjidhje kushtetuese brenda afatit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.