UK: Protesta të dhunshme jashtë hotelit të azilkërkuesve pas një rasti abuzimi

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Protesta të ashpra shpërthyen jashtë hotelit “Bell” në Mbretërinë e Bashkuar, ku strehohen përkohësisht azilkërkuesit, pasi një 33-vjeçar etiopian, Hadush Gerberslasie Kebatu, u paraqit në gjykatë nën akuzat për tre sulme seksuale, përfshirë një tentativë për të puthur një të mitur 14-vjeçare.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik britanik dhe ka çuar në organizimin e protestave të njëpasnjëshme, që kulmuan më 10 korrik me një tubim të madh ku morën pjesë mbi 1,000 qytetarë. Protestuesit brohorisnin slogane si “Dërgojini në shtëpi” dhe “Shpëtoni fëmijët tanë”.

Ndërsa demonstrata nisi në mënyrë paqësore, ajo përshkallëzoi në dhunë kur protestuesit nisën të hedhin shishe, fishekzjarrë dhe flakadanë drejt forcave të rendit, duke e bërë këtë incidentin e dytë të dhunshëm brenda pak ditësh.

Policia britanike ka fajësuar grupet e ekstremit të djathtë, përfshirë organizatën Britain First, për përkeqësimin e situatës dhe nxitjen e përplasjeve me autoritetet. Për të identifikuar protestuesit e dhunshëm, është vendosur një urdhër që ndalon mbulimin e fytyrës gjatë tubimeve.

Si pasojë e trazirave, autoritetet lokale i kanë kërkuar Ministrisë së Brendshme të shqyrtojë mbylljen e hotelit si qendër strehimi për azilkërkuesit, duke e konsideruar atë një rrezik për sigurinë publike.

Rasti ka ndezur edhe një debat më të gjerë mbi politikat e emigracionit dhe strehimit të përkohshëm në Britani. Aktivistët për të drejtat e njeriut kërkojnë që të mos përgjithësohet komuniteti i azilkërkuesve për shkak të një rasti individual, ndërsa të tjerë i bëjnë thirrje qeverisë për kontrolle më të rrepta dhe politika më të forta për emigracionin ilegal.

Në këtë klimë tensioni, edhe komuniteti shqiptar i azilkërkuesve, i cili është i pranishëm në disa prej këtyre qendrave pritjeje, rrezikon të stigmatizohet padrejtësisht. Ekspertët paralajmërojnë se dhuna dhe gjuha e urrejtjes mund të përshkallëzohen më tej nëse nuk merren masa për të garantuar sigurinë, por edhe dinjitetin e të gjithë azilkërkuesve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.