Shqipëri-Kosovë: Forcimi i lidhjeve mes komandave mbështetëse të ushtrive

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), një delegacion nga Komanda e Logjistikës së FSK-së, i kryesuar nga Zëvendëskomandanti, Kolonel Mehmet Lladrovci, realizoi një vizitë zyrtare pranë Komandës Mbështetëse të FARSH dhe strukturave vartëse të saj.

Gjatë vizitës, delegacioni nga Kosova u prit nga Komandanti i Komandës Mbështetëse, Gjeneral Brigade Aleksandër Pando dhe stafi i tij, me të cilët u zhvilluan takime të fokusuara në fushën e logjistikës. Në aspektin shëndetësor, delegacioni u prit nga Zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore, Gjeneral Brigade Vehbije Kuti, si dhe nga ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Inspektoratit Shëndetësor të FARSH, Nënkolonel Marinela Mjeda.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimeve, përfaqësuesit kosovarë u njohën në detaje me strukturën dhe kapacitetet logjistike dhe shëndetësore të ushtrisë shqiptare. Palët diskutuan gjithashtu për mundësitë konkrete të bashkëpunimit të mëtejshëm, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave profesionale ndërmjet dy ushtrive.

Vizita vjen si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për të forcuar koordinimin dhe ndërtuar ura më të forta bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.