Për herë të 50-të radhazi ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në seancën e fundit, të pranishëm në sallë ishin 53 deputetë, të gjithë votuan pro, pa asnjë votë kundër apo abstenim. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për të thyer ngërçin institucional.
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se nuk pret ndonjë rezultat pozitiv nga bisedimet ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe NISMA-s, as në ditët e fundit të afatit kushtetues.
“Nuk i lë hapësirë zhvillimit demokratik e as fjalës së lirë të deputetëve nëpërmjet uzurpimit të ulëses së Kuvendit. Nuk shoh dhe nuk pres ndonjë zgjidhje as në ditët e mbetura,” tha ai.
Sipas Abdixhikut, pas përfundimit të afatit 30-ditor, pritet një interpretim i ri nga Gjykata Kushtetuese. Ai e cilësoi këtë situatë si “përmbysje të rendit kushtetues”, duke shtuar se vendi ndodhet në një vakum institucional.
“Pas 30 ditësh, ky Kuvend, nëse nuk konstituohet, ka huqur afatet dhe duhet interpretim i ri. Ne kemi një interpretim të mëparshëm të Kushtetueses dhe një mosrespektim të tij”, theksoi ai.
LDK vijon të këmbëngulë në propozimin për një qeveri uniteti si zgjidhje për krizën, por sipas Abdixhikut, “më shumë nuk mund të bëjmë”.
Situata e krijuar po ndikon gjithashtu në perceptimin ndërkombëtar për stabilitetin e institucioneve në Kosovë, ndërkohë që qytetarët mbeten peng i një bllokade të gjatë politike.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.