Seanca gjyqësore për rastin “Banjska” është ndërprerë sot për shkak të mungesës së dëshmitarit anonim të Prokurorisë Speciale të Kosovës, i njohur si “A2”. Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Arben Hoti, deklaroi se nuk kishte kushte për të vazhduar shqyrtimin gjyqësor dhe se seanca do të rinisë të hënën në orën 09:30 me dëshmitarin tjetër anonim.
“Konstatoj se në mungesë të dëshmitarit nuk ka kushte për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor. Andaj, gjykata merr vendim që seanca ndërpritet,” tha gjyqtari Hoti.
Të akuzuarit Bllagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq u sollën në gjykatë nën masa të shtuara sigurie. Deri tani, në këtë proces janë dhënë disa dëshmi nga zyrtarë policorë në lidhje me sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjska të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë më 11 shtator 2024 ndaj Milan Radoiçiq dhe 44 të tjerëve për veprat penale që lidhen me sulmin terrorist, përfshirë kryerjen e veprës terroriste, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, lehtësimin dhe financimin e terrorizmit, si dhe shpëlarjen e parave.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.