Kongresmeni amerikan Ritchie Torres ka rikonfirmuar qëndrimin e tij të palëkundur pro-shqiptar, duke e cilësuar Kosovën si aleatin më të madh të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor.
Përmes një postimi në platformën “X”, Torres ndau foto nga takimi me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilluar disa ditë më parë, ku theksoi rëndësinë e marrëdhënies strategjike mes dy vendeve. “Shtetet e Bashkuara nuk njohin aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor sesa Kosovën”, shkroi ai.
Torres, një nga zërat më të fuqishëm në Kongresin amerikan për çështjet shqiptare dhe bashkëkryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare, përfaqëson gjithashtu komunitetin shqiptar në Bronx të Nju Jorkut. Angazhimi i tij i vazhdueshëm në mbështetje të Kosovës është vlerësuar gjerësisht në Prishtinë.
Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për kongresmenin amerikan: “Jemi mirënjohës për përkushtimin e tij të palëkundur në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi ajo në rrjetet sociale.
Që nga viti 1998, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë mbi 2 miliardë dollarë në ndihmë për Kosovën. Mbështetja amerikane shihet si jetike nga liderët institucionalë në Prishtinë, të cilët e konsiderojnë SHBA-në partnere kyçe për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.