Greqi/ Dy shqiptarë të përfshirë në vrasjen e profesorit të UC Berkeley

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Policia greke ka vënë nën akuzë pesë persona në lidhje me vrasjen tronditëse të Przemyslaw Jeziorski, profesor në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, mes tyre edhe dy shtetas shqiptarë. Profesori 43-vjeçar, një ekonomist dhe pedagog i njohur me nofkën “PJ”, u qëllua për vdekje me armë zjarri më 4 korrik, në mes të ditës, në një lagje të qetë të Athinës, ndërsa ndodhej në Greqi për të takuar fëmijët e tij dhe për të marrë pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë.

Sipas autoriteteve greke, vrasja është kryer me paramendim dhe personi që ka pranuar autorësinë është partneri aktual i ish-bashkëshortes së viktimës. Ky i fundit, së bashku me tre burra të tjerë – dy shqiptarë dhe një bullgar – janë arrestuar dhe përballen me akuza për bashkëpunim në vrasje.

Burime nga policia greke i thanë CNN se katër nga pesë të dyshuarit, përfshirë një të mitur, kanë pranuar përfshirjen e tyre në këtë krim. Emrat e tyre nuk janë bërë publikë. Ish-bashkëshortja e viktimës, e cila sipas policisë ndodhej pranë vendit të ngjarjes, është vënë nën akuzë si bashkëpunëtore morale, por ajo ka mohuar çdo përfshirje përmes avokatit të saj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:15, pranë banesës së ish-bashkëshortes në lagjen Agia Paraskevi, vetëm një ditë pasi Jeziorski kishte marrë pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve. Sipas zëdhënëses së policisë, Konstantina Dimoglidou, autori – i maskuar dhe i veshur me të zeza – u afrua në këmbë dhe qëlloi në drejtim të viktimës nga afër, duke e goditur në qafë dhe kraharor. Në vendngjarje u gjetën shtatë gëzhoja të një arme 9 mm.

Dëshmitarë okularë thanë për mediat vendase se panë autorin duke u larguar me vrap nga skena. Profesori Jeziorski vdiq në vend si pasojë e plagëve të marra. Ai nuk kishte asnjë precedent penal në Greqi.

Të pesë të ndaluarit janë paraqitur të enjten para prokurorit dhe kanë afat deri të hënën për të përgatitur mbrojtjen. Çështja ka marrë jehonë të gjerë ndërkombëtare, ndërsa pritet që hetimet të zbulojnë rolin e secilit prej të përfshirëve.

Përfshirja e dy shqiptarëve në këtë rast të bujshëm ka ngjallur shqetësim dhe indinjatë në radhët e komunitetit emigrant, i cili prej vitesh përpiqet të mbajë një profil të ndershëm e kontribues në shoqërinë greke.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.