Speciale rrëzon mocionin e mbrojtjes së Thaçit dhe ish-eprorëve të UÇK-së

E martë, 17 Nëntor, 2026

Gjykata Speciale në Hagë ka rrëzuar në tërësi mocionin e paraqitur nga mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes së cilit kërkohej që të hiqeshin disa akuza që, sipas tyre, bien jashtë periudhës së luftës. Bëhet fjalë për akuzat për krime të pretenduara të kryera para majit të vitit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999.

Avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kishin dorëzuar një parashtrim të përbashkët duke pretenduar se këto periudha nuk përfshihen në kohën e konfliktit të armatosur dhe për këtë arsye, incidentet që lidhen me to nuk duhet të përfshihen në aktakuzë.

Megjithatë, trupi gjykues i udhëhequr nga Charles Smith ka vendosur të mos e pranojë këtë kërkesë. Ai sqaroi se ajo që kundërshton mbrojtja nuk është një akuzë e re, por pjesë e akuzës ekzistuese, në formën e fakteve materiale që lidhen me pikat në aktakuzë.

Sipas Smith, qëndrimi i Prokurorisë është se konflikti i armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë ka ekzistuar të paktën nga marsi i vitit 1999 deri në shtator të po atij viti. Ndërsa mbrojtja pretendon se nuk ka prova për ekzistencën e një konflikti para fundit të majit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999, gjykata vlerësoi se kjo çështje do të trajtohet vetëm në fund të procesit gjyqësor, kur do të vendoset për themelësinë e çështjes.

“Trupi gjykues nuk është bindur që ka autoritetin për të rrëzuar pjesë të akuzave bazuar në afate kohore,” u shpreh Smith, duke shtuar se një vendim i tillë do të çonte në fragmentarizim të çështjes.

Në përfundim, gjykata vendosi të rrëzojë mocionin e mbrojtjes sipas rregullës 130 të rregullores, duke mos e konsideruar të nevojshme shqyrtimin e thelbit të argumenteve për kohëzgjatjen e konfliktit.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të pretenduara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Gjykimi ndaj tyre nisi më 3 prill 2023, tre vjet pas konfirmimit të akuzave.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.