Itali/Po e ndiqte policia, 23 vjeçari shqiptar humb jetën në aksident tragjik

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë tragjikisht ditën e djeshme në Treviso të Italisë, pasi automjeti që drejtonte doli nga rruga gjatë një ndjekjeje policore.

Mediat italiane raportojnë se viktima është identifikuar si Kevin Anghele. I riu po udhëtonte me një automjet tip Alfa Romeo Brera, kur në përpjekje për t’iu shmangur një kontrolli të policisë, ka humbur kontrollin mbi makinën dhe është përplasur me një pemë anës rrugës. Përplasja ka qenë fatale, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendngjarje.

Gjatë kontrollit të zonës ku ndodhi aksidenti, policia italiane gjeti pranë automjetit disa doza kanabisi, të cilat dyshohet se i riu i kishte me vete në momentin e ngjarjes. Ende nuk dihet nëse droga ishte arsyeja e përpjekjes për t’u larguar nga patrulla.

Sipas Corriere della Sera, Kevin Anghele kishte jetuar deri vonë me familjen në Motta di Livenza, por së fundmi ishte zhvendosur në rajonin e Friuli Venezia Giulia, në zonën e Pordenones.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të kuptuar arsyet që çuan në ndjekjen policore.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.