The Hill: Grenell po dëmton diplomacinë amerikane, përplasje me DASH

E martë, 17 Nëntor, 2026

Punësimi dhe veprimtaria e Richard Grenell, emisarit për misione speciale të presidentit Donald Trump, po shkaktojnë përplasje të forta brenda qeverisë amerikane dhe po kërcënojnë seriozisht negociatat diplomatike dhe sigurinë kombëtare, raportojnë mediat prestigjioze amerikane The Hill dhe New York Times.

Sipas këtyre burimeve, tensioni i fundit brenda administratës amerikane ka të bëjë me përpjekjet për lirimin e disa qytetarëve amerikanë të burgosur në Venezuelë. Grenell dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, thuhet se po negocionin marrëveshje të ndryshme me regjimin e Maduro-s: njëri duke premtuar lehtësi për eksportin e naftës, ndërsa tjetri e përjashtonte një opsion të tillë.

The Hill shkruan se Grenell, një figurë me ndikim në rrethin e Trump-it, gëzon mbështetje të madhe, por kritikohet për veprimet e pakontrolluara që dalin jashtë linjës së politikës së jashtme amerikane. Ish-emisari Elliot Abrams thekson se diplomacia duhet të mbetet në dorën e Departamentit të Shtetit, ndërsa ekspertë të tjerë paralajmërojnë se sekretari Rubio duhet të ushtrojë më shumë autoritet mbi Grenell.

Ndërkohë, emërimi i Grenell si i dërguar special nuk kërkoi konfirmim nga Senati, duke shmangur hetimet për aktivitetet e tij të mëparshme në lobim për klientë të huaj si Hungaria, Irani, Kongo dhe Kenia. Shtëpia e Bardhë ka mohuar përçarjet, duke sqaruar se vendimet përfundimtare i merr presidenti.

Në sfond, mbetet edhe dyshimi për lobim të mundshëm në favor të Serbisë gjatë përfshirjes së Grenell në dialogun Kosovë–Serbi, një çështje që nuk është përmendur drejtpërdrejt nga The Hill, por që vazhdon të ngjallë debat në qarqet diplomatike dhe mediatike në Ballkan.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.