Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akuzoi Serbinë se po vepron si instrument i ndikimit rus për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Gjatë një vizite zyrtare në Riga të Letonisë, ku u takua me presidentin Edgars Rinkeviç, Osmani deklaroi se situata mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të cilësohet si “tensione”, por si një akt i njëanshëm agresioni nga Serbia.
“Nuk duhet të biem në kurthin e barazimit të palëve. Nuk mund të quhet tension një situatë ku njëra palë sulmon dhe tjetra vetëmbrohet. Ne nuk kemi sulmuar askënd – vetëm mbrojmë lirinë dhe integritetin tonë territorial,” u shpreh Osmani.
Ajo theksoi se Serbia ka vazhduar përpjekjet për destabilizim të Kosovës përmes akteve të ndryshme agresioni, duke e lidhur këtë qasje me ndikimin rus në rajon.
Ndërkohë, presidentja nuk e përmendi më deklaratën e saj të mëparshme në Uashington, ku kishte përmendur rolin e ish-presidentit Donald Trump në “parandalimin e një përshkallëzimi të situatës” mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo deklaratë u kritikua ashpër nga i dërguari i posaçëm i Trump për misione speciale, Richard Grenell, i cili e akuzoi Osmanin se kishte manipuluar fjalët e ish-presidentit amerikan.
Sipas Grenell, Trump ka meritën për Marrëveshjen e Uashingtonit të vitit 2020, por nuk ka patur asnjë përfshirje të fundit në zhvillimet mes Kosovës dhe Serbisë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.