Nikollë Nikprelaj pesë dekada karrierë,vend të veçantë në kujtesën e shqiptarëve

E martë, 17 Nëntor, 2026

Me rastin e shënimit të 50 vjetorit të krijimtarisë artistike dhe kulrurore të Nikollë Nikprelës, kryetari i Shoqatës atdhetare “Jehona e Malësisë”, Agron Dedivanaj, ka vlerësuar lart artistin duke shprehur se zë vend të veçantë në kujtesën kulturore të shqiptarëve.

Figura e Nikollë Nikprelajt është jo vetëm një shtyllë e artit muzikor popullor, por edhe një dëshmi e gjallë e rezistencës kulturore, e frymës komunitare dhe e identitetit autentik shqiptar, ka shkruar Dedivanaj.

Postimi i tij në fb:

Me nderim të veçantë, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë ndaj Malësisë për organizimin e manifestimit madhështor kushtuar 50-vjetorit të karrierës artistike të këngëtarit Nikollë Nikprelaj – një figurë që prej dekadash zë vend të veçantë në kujtesën kulturore të shqiptarëve.

Ky jubile nuk përfaqësonte vetëm një përvjetor individual, por një akt simbolik me rëndësi të veçantë për identitetin tonë kolektiv. Nëpërmjet këtij organizimi dinjitoz, Malësia jo vetëm që afirmoi respektin për një ndër përfaqësuesit më të spikatur të muzikës shqiptare, por njëherazi dëshmoi përkushtimin e saj të vazhdueshëm ndaj trashëgimisë shpirtërore dhe vlerave kulturore që na përkufizojnë si komb.

Figura e Nikollë Nikprelajt është jo vetëm një shtyllë e artit muzikor popullor, por edhe një dëshmi e gjallë e rezistencës kulturore, e frymës komunitare dhe e identitetit autentik shqiptar. Të nderosh këtë figurë, është njëkohësisht të nderosh vlerat që ai ka përcjellë ndër breza – përkushtimin ndaj gjuhës, traditës, këngës dhe krenarisë kombëtare.

Falënderojmë të gjithë aktorët institucionalë, kulturorë dhe qytetarë që kontribuan në realizimin e këtij manifestimi, i cili me të drejtë meriton të trajtohet si model për qasjen serioze ndaj vlerësimit të kontributeve artistike dhe kulturore në hapësirën shqiptare.

Nga Gjyla Halili

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.