Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ekziston vullnet i ndërsjellë për bashkëpunim me Nisma Socialdemokrate, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete në drejtim të një marrëveshjeje politike.
Në një deklaratë për mediat para hyrjes në seancën e 47-të konstituive të Kuvendit, Haxhiu tha se kryeministri Albin Kurti do të takohet me kreun e Nismës, Fatmir Limaj, për të konkretizuar këtë vullnet në një marrëveshje të mundshme.
“Ne kemi bërë të qartë se ekziston vullnet nga të dy palët për të vazhduar bashkëpunimin, por aktualisht nuk ka ndonjë zhvillim konkret,” tha ajo.
E pyetur për pritshmëritë rreth seancës së sotme, Haxhiu u shpreh skeptike për ndonjë përparim në zgjedhjen e trupave drejtuese të Kuvendit, duke thënë se qëndrimet e partive opozitare nuk kanë ndryshuar.
“Afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese është 26 korriku, dhe shpresojmë që deri atëherë të ketë reflektim. Të gjithë deputetët duhet të kryejnë detyrën e tyre kushtetuese,” përfundoi Haxhiu.
Ndërkohë, ngërçi në konstituimin e Kuvendit vijon, duke e lënë të paralizuar funksionimin institucional të Kosovës që prej 15 prillit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.