Çitaku: Kurti përdor kokëfortësi dhe diktat, PDK nuk i nënshtrohet

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër kryeministrin dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se ai mundohet të kthejë kryeneçësinë, kokëfortësinë dhe diktatin në një instrument legjitim të politikbërjes.

Pas dështimit të seancës konstituive për të 47-herë, Çitaku theksoi se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar më parë me kreun e Nismës, Fatmir Limaj, por tani është koha për veprime konkrete për daljen nga kriza politike.

Në lidhje me kandidatin e PDK-së për Lipjan, Shkri Buja, ajo deklaroi se sipas ligjit të Kosovës, vetëm një dënim i prerë përjashton një kandidat nga procesi zgjedhor.

“Është për keqardhje mënyra se si po trajtohet Kuvendi i Kosovës, një institucion i ndërtuar me shumë sakrificë dhe gjak, që po shndërrohet në një vend talljeje nga përfaqësuesit e Vetëvendosjes. LVV nuk ka ofruar zgjidhje, por vetëm nënshtrim dhe diktat. PDK nuk do t’i nënshtrohet liderit suprem,” tha ajo.

Çitaku shtoi se do të ishte shëndetshme nëse edhe ndonjë deputet i LVV-së do t’i bënte ballë kryetarit të tyre, duke shprehur nevojën për një qeverisje më të përgjegjshme dhe dialog më të mirë ndërpartiak.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.