Instituti “Octopus” në Prishtinë ka ngritur alarmin për përdorimin e Telekomit serb në Kosovë si mjet të luftës hibride nga Serbia. Në një reagim në rrjetet sociale, ky institut që merret me analizën e kërcënimeve hibride thekson se “MTS nuk është thjesht kompani, por instrument i inteligjencës serbe”.
Sipas Octopus, Telekom Serbia ka fshirë prova të rëndësishme që lidhen me ngjarje të rënda si vrasja e politikanit serb Oliver Ivanoviç, sulmi terrorist në Banjskë dhe incidente të tjera në infrastrukturën kritike të Kosovës.
“Rasti i kërcënimit me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës në vitin 2025, i cili u dërgua nga një numër i rrjetit MTS, është prova se Serbia e përdor këtë rrjet për qëllime destabilizuese dhe terror psikologjik”, thuhet në reagim.
Analiza e institutit shton se Telekom Serbia ka ndjekur një strategji agresive zgjerimi në Ballkan: zotëron mbi 51% të M:Tel në Mal të Zi, 65% të Telekom Srpske në Bosnje dhe ka krijuar monopol në zonat me shumicë serbe në Kosovë. Gjithashtu ka tentuar të blejë IPKO-n dhe më herët Telekom Albania-n, por është ndaluar nga autoritetet për arsye sigurie kombëtare.
Instituti paralajmëron se përpjekjet për destabilizim janë më të dukshme në Kosovë sepse mbetet i vetmi vend në rajon që nuk ka rënë nën ndikimin e projektit ruso-serb.
Ky reagim i fortë vjen në një moment tensionesh të shtuara dhe paralajmërimesh për kërcënime të mundshme ushtarake nga ana e Serbisë ndaj Kosovës, që janë përmendur edhe nga figura të larta ndërkombëtare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.