Ministrja në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka mohuar kategorikisht pretendimet se institucioni që ajo drejton ka ndalur financimin për mbrojtjen e personave që ndodhen në Gjykatën Speciale në Hagë.
Në një deklaratë për media, Haxhiu u shpreh se deri më tani janë dhënë 32 milionë euro për këtë qëllim dhe se të gjitha detyrimet financiare janë përmbushur.
“32 milionë euro Ministria e Drejtësisë tashmë i ka dhënë për mbrojtjen e personave që po qëndrojnë në Hagë. Krejt obligimet tona i kemi përmbyllur dhe të gjithë ata që thonë se ministria i ka ndalur fondet po shpifin, sepse kjo nuk qëndron,” – theksoi ministrja.
Deklarata vjen mes debateve të vazhdueshme mbi transparencën dhe mbështetjen institucionale për të akuzuarit nga Dhomat e Specializuara, të cilët përballen me akuza për krime lufte gjatë dhe pas konfliktit të fundit në Kosovë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.