Itali/Vdekja e 58 vjeçarit shqiptar, Fatos Cenaj karabinierët dyshojnë për pritë

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Hetimet për vdekjen e Fatos Cenajt, 58-vjeçarit shqiptar të gjetur i qëlluar me armë zjarri më 8 qershor në Fontaniva të Italisë, vijojnë intensivisht. Ai u gjet i plagosur në kokë në një rrugë rurale ndërsa po shkonte për në punë me biçikletë. Pas disa ditësh agonie, humbi jetën në spital.

Një muaj pas ngjarjes, karabinierët po përpiqen të rindërtojnë momentet e fundit të jetës së Cenajt, duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë përgjatë rrugës “Via Casoni Basse”. Qëllimi është të zbulojnë nëse ndonjë automjet ose person ka ndjekur viktimën – duke kërkuar fytyra të përsëritura apo lëvizje të dyshimta.

Deri më tani, janë identifikuar mbi 30 automjete që kanë kaluar në zonë në orët e para të mëngjesit të 8 qershorit. Shumica i përkasin banorëve lokalë, që ktheheshin në shtëpi pas meshës apo angazhimeve të zakonshme të së dielës. Megjithatë, njëra prej tyre mund të ketë qenë aty me një qëllim krejt tjetër.

Pista kryesore e hetuesve mbetet ajo e një prite të mirëorganizuar, por autoritetet nuk përjashtojnë as mundësinë e një aksidenti tragjik – ndoshta një e shtënë aksidentale nga dikush që po gjuante apo që po qëllonte për qejf në fushë.

Ajo që dihet me siguri është se Fatos Cenaj, ish-polic në Shqipëri, u qëllua me një plumb në kokë ndërsa udhëtonte me biçikletë për në fermën ku punonte prej kohësh. Vdekja e tij ka tronditur komunitetin lokal dhe atë shqiptar në Itali, ndërsa hetimet vijojnë për të hedhur dritë mbi rrethanat e plota të ngjarjes.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.