Trump paralajmëron tarifa 35% për importet nga Serbia dhe 30% nga Bosnja

E martë, 17 Nëntor, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar vendosjen e tarifave të reja prej 35 për qind për importet nga Serbia dhe 30 për qind për ato nga Bosnje dhe Hercegovina, të cilat pritet të hyjnë në fuqi më 1 gusht 2025.

Sipas njoftimit zyrtar, tarifat do të zgjerohen edhe për vendet e tjera, ndërsa Trump ka theksuar se do të rrisë më tej taksat nëse këto vende kundërpërgjigjen me masa të ngjashme ndaj importeve nga Shtetet e Bashkuara.

Në kuadër të këtyre masave, Trump i ka dërguar letra udhëheqësve të vendeve të prekura, përfshirë edhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Në letër, ai thekson se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë bashkëpunimin me Serbinë, pavarësisht deficitit tregtar të konsiderueshëm mes dy vendeve.

Sipas Trump, tarifa e re synon të krijojë një tregti më të drejtë dhe të balancuar, edhe pse mbetet më e ulët sesa do të ishte e nevojshme për të eliminuar plotësisht deficitin tregtar.

Kujtojmë se në prill të këtij viti, Trump kishte vendosur një tarifë prej 10% për importet nga Kosova. Këto hapa po shkaktojnë tensione të reja në marrëdhëniet tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.