Trump: “Në 3 javët e fundit ndaluam shumë luftëra, përfshirë Serbi-Kosovë”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në një deklaratë publike presidenti amerikan Donald Trump ka folur për periudhën kur sipas tij janë ndaluar shumë konflikte të reja në botë, duke përfshirë edhe tensionet midis Serbisë dhe Kosovës.

“Gjithçka ndodhi 3 javë më parë apo pak më shumë,” tha Trump, duke theksuar rolin e Shteteve të Bashkuara në parandalimin e përshkallëzimeve të dhunës dhe luftërave të reja.

Sipas tij, SHBA-ja ka bërë një punë të rëndësishme edhe në ndalimin e konflikteve ndërmjet Indisë dhe Pakistanit, si dhe në ruajtjen e paqes në vende të tjera si Ruanda dhe Kongo.

“Ne bëmë një punë të mirë me Indinë dhe Pakistanin, gjithashtu me Serbinë dhe Kosovën, Ruandën dhe Kongon. Dhe e gjithë kjo ndodhi gjatë tre javëve të fundit a më shumë, apo jo Marko? Ne ndaluam shumë përleshje dhe shumë luftëra të mëdha,” u shpreh ish-presidenti.

Ai gjithashtu komentoi konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, duke e quajtur atë “një gjë të tmerrshme” dhe duke kritikuar presidentin Vladimir Putin. Trump shtoi se në mandatin e tij një konflikt i tillë nuk do të kishte ndodhur.

“Po mundohemi që të ndihmojmë në mbylljen e këtij përbindëshi të krijuar nga Biden për luftën që po ndodh mes Rusisë dhe Ukrainës. Nuk jam aspak i lumtur me presidentin Putin. Por kjo është diçka që s’do kishte ndodhur kurrë nëse do të isha president,” tha Trump.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.