Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar largimin nga posti i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas ngjarjes tragjike në Lipjan, ku 27-vjeçari Agon Zejnullahu humbi jetën në rrethana të dyshimta pas ndërhyrjes së pesë zyrtarëve policorë.
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, gjatë seancës së 44-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, kërkoi nga institucionet veprime të menjëhershme për zbardhjen e plotë të rastit dhe vendosjen e përgjegjësisë.
“Ne kërkojmë përgjegjësi për këtë ngjarje tragjike që na ka tronditur të gjithëve. Nuk mund të ketë heshtje kur humb jetën një i ri pas ndërhyrjes së forcave të rendit. Në emër të PDK-së, kërkoj dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, për këtë dështim të rëndë politik dhe institucional”, tha Gruda.
Rasti ka shkaktuar reagime të shumta në skenën politike dhe shoqërinë civile, ndërsa presioni për hetime të thelluara dhe transparencë po rritet.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.