Një operacion ndërkombëtar i koordinuar nga Europol ka çuar në arrestimin e 28 personave të dyshuar si pjesë e një rrjeti të fuqishëm kriminal të lidhur me mafian italiane “Ndrangheta”. Mes të ndaluarve janë edhe shtetas shqiptarë, të përfshirë në logjistikën e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Sipas autoriteteve, një shtetas italian nga Kalabria, së bashku me tre djemtë e tij, dyshohet se ka qenë organizatori i rrjetit të shpërndarjes së kokainës në zonën e San Basilios në Romë. Ky grup bashkëpunonte ngushtësisht me një organizatë shqiptare, e cila kishte rol kyç në nxjerrjen e ngarkesave të drogës nga portet e Spanjës dhe Holandës, si dhe në transportimin e tyre drejt Italisë.
Hetimi zbuloi se rrjeti kishte trafikuar të paktën 1 ton kokainë dhe rreth 1.5 ton hashash në 80 raste të dokumentuara. Drogat, të ardhura nga Amerika e Jugut, futeshin në Evropë përmes porteve si ai i Gioia Tauros në Kalabri dhe më pas shpërndaheshin në qytete të ndryshme italiane.
Për të ruajtur kontrollin, grupi kriminal përdorte dhunë ekstreme. Një nga rastet më tronditëse përfshin rrëmbimin dhe torturimin e një trafikanti droge nga katër anëtarë të mafies italiane, duke filmuar gjithçka dhe shpërndarë videon për të krijuar frikë dhe nënshtrim në radhët e organizatës.
Gjithashtu, anëtarët e rrjetit përdornin mjete të sofistikuara komunikimi me pajisje të koduara, të shpërndara nga një ofrues shqiptar i shërbimeve kriminale, i cili është arrestuar gjithashtu.
Operacioni i gjerë policor u zhvillua më 8 korrik 2025 në Itali, Spanjë dhe Shqipëri, me mbështetjen logjistike dhe analitike të Europolit. Në ditën e aksionit, një zyrtar i Europolit me pajisje të posaçme u vendos në Itali për të mbështetur autoritetet në krahasimin e të dhënave dhe ndihmën në identifikimin e rrjetit të gjerë kriminal. Hetimi çoi gjithashtu në pesë arrestime në Spanjë, duke shënuar një nga goditjet më të mëdha ndaj “Ndrangheta”-s dhe bashkëpunëtorëve të saj ndërkombëtarë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.