Beteja e Morinës, një ndër momentet më të lavdishme të luftës për çlirimin e Kosovës, u përkujtua sot në 27-vjetorin e saj me nderime në Kompleksin Memorial të Morinës, ku prehen në përjetësi 9 dëshmorët që ranë në frontin e përplasjes heroike me forcat pushtuese serbe.
Ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, i cili mori pjesë në ceremoninë përkujtimore, theksoi sakrificën dhe vendosmërinë e luftëtarëve të kësaj zone.
“Këtu në Morinë ishte më së vështiri për të mbajtur pozicione lufte, por djemtë e kësaj ane e bënë të pamundurën. Pa kontributin e tyre dhe pa gjakun e derdhur, Kosova nuk do të ishte çliruar,” u shpreh Haradinaj, duke vlerësuar popullin e Morinës si simbol të rezistencës dhe besnikërisë ndaj atdheut.
Në të njëjtën frymë, ish-komandanti i Morinës, Sadri Avdyli, tha se kjo betejë është një nga faqet më të ndritura të historisë së Kosovës.
“Kemi bërë një rezistencë të fuqishme që e nderon gjithë kombin. Të rinjtë duhet ta marrin virtytin e dëshmorëve si udhërrëfyes,” theksoi Avdyli.
Për bashkëluftëtarin dhe familjarin e dëshmorit Hasan Syla, ndjesia e kësaj dite mbetet e dyfishtë: “Kemi edhe dhimbje, por edhe krenari. Ata djem nuk janë vetëm të Morinës, janë të gjithë shqiptarëve. Lavdi e përjetshme për ta!”
Në këtë përvjetor, dhjetëra qytetarë dhe familjarë të dëshmorëve vizituan shtëpinë muze të ngritur në Kompleksin Memorial, ku ndodhen të ekspozuara me përkushtim gjësendet personale dhe armët e luftëtarëve të rënë – dëshmi e gjallë e një lufte që solli lirinë.
Beteja e Morinës, e zhvilluar mes përleshjeve të ashpra me forcat serbe, mbetet një gur themeli në rrugën drejt çlirimit të Kosovës dhe simbol i krenarisë kombëtare
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.